Sot në mes të ditës grabitet banka në Fushë Kosovë

Sot  disa persona të panjohur rreth orës 14:00 kanë plaçkitur një filial të TEB Bankës në Fushë Kosovë, njofton  policia.

Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *